Mbrëmjen e djeshme janë bërë pjesë e shtëpisë së “Big Brother VIP 5” dy banorë të rinj, Krusita dhe Rogert. Ky i fundit hyri me maskë dhe me një sfidë nga Vëllai i Madh.

Ai do bënte sikur ishte ish-i dashuri i njërës prej banoreve dhe zgjodhi Lornën. Banores nuk i pëlqeu aspak kjo gjë dhe në një moment u shpreh se dëshironte që të linte shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

“Të anulohet televotimi. Dal që tani. Vjen një nga person nga hiçi dhe thotë jam ish. Ish-i im në Nju Jork ka emrin e dikujt këtu, por s’ka lidhje fare”, tha Lorna, e cila u qetësua pak më vonë.

Gjithashtu Lorna bëri edhe një deklaratë të papritur:

“Kam një gjë për të thënë, unë Rogertin nuk e njoh absolutisht fare dhe meqenëse ju ishit të interesuar për jetën time personale, nëse do mund ta bëja këtë gjë, dua ti uroj ditëlindjen Drenit nga Big Brother në Nju Jork. I uroj 100 pranvera Bricjapit tim të preferuar”.

Ndërkohë Ledion Liço e pyet: “Ça janë këta ish?”

“Jo, Dreni nuk është ish”, u përgjigj banorja.