Një ngjarje që ka tronditur opinionin publik ka ndodhur në një qendër mjekësore në qytetin e Pejës. Në rrjet u publikua një video ku shfaqej një paciente e moshuar që dhunohej nga infermieret e kësaj qendre.

Që kur pamjet e rënda u publikuan në rrjetet sociale dhe mediat, menjëherë pati reagime të shumta nga të gjithë.

Në videon skandaloze duken tre infermiere të cilat dhunojnë të moshuarën, ndërsa një tjetër, e paidentifikuar i filmon.

Personazhet e njohur publikë shqiptarë, kanë reaguar menjëherë të gjithë njëzëri, kundër dhunës dhe veprimit të tmerrshëm të infermiereve.