Shtëpia e njohur franceze e modës Louis Vuitton ka surprizuar ndjekësit me lëvizjen e saj më të fundit, një bashkëpunim me mjeshtrin francez të pastiçerisë Maxime Frédéric, që ka rezultuar në krijimin e një kremi çokollate të limituar. Ky produkt i veçantë, i përshkruar si “bashkimi i mjeshtërisë së firmës me përbërësit artizanalë”, është kthyer menjëherë në një hit.
I themeluar në vitin 1854 nga vetë Louis Vuitton, brandi është i njohur për çantat dhe valixhet e tij ikonike me logon karakteristike. Por këtë herë, shtëpia e modës ka hyrë në një territor krejt të ri, botën e ëmbëlsirave luksoze.
Kremi i çokollatës, i bërë nga lajthi italiane dhe kakao me origjinë të vetme, ka një çmim që varion nga rreth 38 deri në 55 euro për gram. Megjithatë, çmimi nuk i ka ndaluar fansat e markës, pasi prodhimi i parë u shit brenda vetëm 10 minutash nga hedhja në treg në faqen zyrtare. Fillimisht, produkti ishte i disponueshëm vetëm në dy butiqe ekskluzive në Place Vendôme të Parisit dhe Neë Bond Street në Londër.
Kavanozët e rrallë tani po rishiten në eBay me çmime marramendëse, njëri prej tyre madje është listuar për rreth 2 000 euro. Pavarësisht kritikave, bashkëpunimi midis Louis Vuitton dhe Maxime Frédéric dëshmon edhe një herë fuqinë e markave të mëdha për ta kthyer edhe kremin e çokollatës në një aksesor luksi.




