Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, gjatë një aventure në ngjitjen e maleve me “Të Guximshmit” në Top Channel, ka rrëfyer një nga momentet më të vështira të jetës së tij.

Haradinaj ka kujtuar vrasjen e vëllait të tij në vitin 1997, duke e cilësuar si një humbje që nuk e kishte të lehtë ta pranonte.

Ish-kryeministri Haradinaj është shprehur se lufta në Kosovë ka qenë e vështirë dhe e dhimbshme, po ashtu edhe nga ana emocionale.

“Rasti i pritës kur isha me vëllanë, me Luanin, vrasja… Kur vritet i pari i familjes tënde, është një ndryshim i madh që nuk e pranon lehtë, e mohon. Luani është vrarë në ’97. Lufta ka qenë e vështirë, e dhimbshme, e dhunshme, edhe nga ana emocionale. Kur humb njerëz, është e rëndë”, u shpreh Haradinaj