Edhe pse Kiara Tito nuk i ka dhënë ende një përgjigje nëse mund të kenë diçka bashkë, Luiz Ejlli i ka gati që tani planet për martesë!
Madje këngëtari i njohur e ka ideuar momentin e propozimit që thotë se e ruan për natën finale!
Teksa po fliste me Bjordi Mezinin dhe Olta Gixharin, Luizi tha në momentin që do thuhet emri i fituesit, ai do ulet në gjunjë dhe do i propozojë.
View this post on Instagram
“Unë do pres deri ditën që do jem vetëm në skenë, tek pullë me një banor tjetër, se di kush është, i kam 2-3 emra. E kur të thotë ‘publiku ka vendosur që fituesi i Big Brother VIP 2 Albania është…’ në ato momente unë do e prishi atë moment. Ulem në gjunjë, nxjerr unazën, para se me thënë fituesin domethënë”, thotë Luizi.
“Ku do e gjesh unazën?”, e pyet Bjordi, të cilit Ejlli i kthehet: “E porosis”.
“Po Kiara është në shtëpi”, shton Olta dhe Luizi shprehet: “Do jenë aty gjithë pjesëmarrësit se është finalja, është mbyllja”.
Ndërsa i pyetur se ça do bëjë nëse i thotë ‘jo’, këngëtari shprehet: “Po tha ‘jo’ e mbylli, vazhdojmë”.