Në “Live me Luizin” në Top Channel ka qenë në një intervistë ndryshe këngëtari Frederik Ndoci ku ka treguar shumë detaje nga jeta e tij artistike dhe ajo personale.
Këngëtari këmbëngul që veten e gjen dhe pëlqen të jetë te muzika, pavarësisht se edhe aktrimi ka qenë pjesë e karrierës së tij artistike.
Ai provon të aktrojë edhe situata që Luizi ia improvizon aty për aty.
Në pozicioni e regjisorit ai pëlqen që Luizin dhe Oltën ta shohë sërish në një film bashkë.
Pjesë nga biseda në studio:
Luiz Ejlli: Ti je regjisor dhe të duhet një burrë, që e duan të gjithë, kujt ia kishe dhënë, rolin?
Frederik Ndoci: Sot për sot je ti.
Luiz Ejlli: Kush do ishte partnerja e tij në film?
Frederik Ndoci: Kë të duash ti tash e mbrapa…(qesh) mua më pëlqen edhe ajo që ke luajtur rolin ti
Luiz Ejlli: Për Oltën e ke?!
Frederik Ndoci: Po
