Romanca është gjithmonë diçka që tërheq dhe të gjithë duam të dimë se më kë janë lidhur yjet e preferuar të showbiz-it. Më poshtë ju sjell një listë me çiftet më të dashur dhe popullor të momentit, veprimet e të cilëve tërheqin vëmendjen dhe çdo surprizë romantike për njëri-tjetrin, shmë shpejt bëhet virale në rrjet.
Ai është këngëtar dhe fitues i BBV2, ajo është moderatore. Luizi dhe Kiara janë padyshim një nga çiftet më in të momentit. Romanca e tyre lulëzoi në BBV dhe tanimë ata janë shumë të dashur për publikun.
Ai është finalisti i BBV1 dhe ajo një moderatore shumë e suksesshme. Romanca e Donald Veshaj dhe Bora Zemanit ka pasur ulje-ngritje të gjitha të para me shumë vëmendje nga fansat e fiksuar pas tyre.
Reperi shumë i dashur Ledri Vula dhe blogerja dhe fituesja e DWTS1 Sara Hoxha janë një tjetër çift i diskutuar nga fansat. Ata ndjekin me vëmendje gjestet romantike të tyre dhe padyshim që janë një nga çiftet më të dashura të showbiz-it shqiptar.
Duket se kombinimi këngëtar-moderatore është një ‘recetë’ e mirë për një lidhje të suksesshme. Elgit Doda dhe Klea Huta janë shumë të dashur për publikun dhe vetëm pak ditë më parë dyshja kurorëzoi lidhjen.
Jo më këngëtar, por qëndrojmë brenda fushës së muzikës. Blogerja dhe prezantuesja Sarah Berisha gjeti dashurinë në krahët e DJ Pm, duke u kthyer kështu në një nga çiftet më të komentuar të momentit.
Njësoj si miku i tij, edhe DJ Dagz gjeti dashurinë në krahët e një moderatoreje, Einxhel Shkirës, poashtu në BBV1. Një nga çiftet më të dashur të momentit, dyshja shpeshherë ndan foto romantike së bashku.
Të fundit në këtë listë, moderatorja e famshme Arbana Osmani ka gjetur dashurinë në krahët e regjisorit Eduart Grishaj. Dyshja postojnë shpeshherë foto të dashura së bashku dhe flasin për njëri-tjetrin në intervistat e tyre./TAR