Kanë disa ditë që Luiz Ejlli dhe Kiara Tito vetëm debatojnë me njëri-tjetrin. Situata e ndodhur dy ditë më parë mes tyre ka sjellë reagime të shumta edhe gjatë spektaklit të së martës, ku nuk pati as sqarim dhe as pajtim mes tyre.
Madje në fund të prime-t një surprizë e Vëllai të Madh për vajzat nuk i ka pëlqyer aspak këngëtarit të njohur.
Vajzat u surprizuan nga trupa e balerinëve të Top Channel, të cilët i pritën në oborr. Vajzat dolën dhe kërcyen me balerinët, mes tyre edhe moderatorja Kiara Tito.
Përveç Kiarës, sigurisht vëmendja u përqendrua edhe te reagimi i Luizit, i cili nuk u mundua ta fshehë pakënaqësinë e tij për veprimin e partneres së tij. Gjatë gjithë kohës, Luizi po e shikonte nga ekrani Kiarën teksa kërcente me njërin prej balerinëve, ndërsa kur u rikthye brenda, nuk hezitoi as të komentojë.
“Mezi paske pritur moj vajzë, vazhdo moj, të paktën ta di”, i tha Luizi-Kiarës.
Gjatë gjithë mbrëmjes, dyshja i kanë mbajtur distancë njëri-tjetrit, edhe në tavolinën e ngrënies jashtë.