Fituesi i edicionit të dytë të “BBV”, Luiz Ejlli ka zbuluar një ritual që duket se e bën çdo mëngjes me vajzën e tij, Lunën. Pas rihyrjes së tij në shtëpinë e “BBV5”, banori ka emocionuar teksa e ka nisur ditën duke kënduar për vogëlushen e tij.
Luizi ka treguar se nuk dëshiron që ajo të humbasë këtë moment të përditshëm. Para kamerave, ai këndon këngën që duket se ia këndon vajzës së tij çdo mëngjes.
“A je gati? A është Luna te televizori? I japim 10 sekonda të vijë te televizori, duhet t’ia këndojmë këngën baba”, thotë Luizi. Më pas fillon kënga e tij: “E ka baba një Lunuk”.



