I ftuar sot në emisionin “Big Brother Radio” ka qenë Stenaldo Mëhilli. Ish-banori që përfundoi rrugëtimin e tij mbrëmë në Big Brother VIP 5 pas një nominimi shumë të fortë ‘kokë më kokë’ me Mateon. Në Top Albania Radio ai zbuloi më shumë detaje nga eksperienca e tij brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri si dhe ka sqaruar disa nga situatat më të komentuara me banorët e tjerë.
Si ka qenë për Stenaldon “Big Brother VIP 5”?
Shumë i shpejtë për t’u folur me ritmin e radios, ama i vrullshëm jashtëzakonisht shumë sa për të të shkundur së brendshmi. Unë kam patur një Big Brother të vështirë.
Stenaldo u shpreh se do të dëshironte që të takonte disa prej ish-banorëve për të kuptuar nëse të gjithë e kanë ndjerë këtë lloj ndikimi pas daljes nga shtëpia. Kur Elona u shpreh se ai kishte takuar Luizin pas daljes dhe nëse kishte diskutuar për këtë, ish-banori u ndal duke thënë se:
Me Luizin e kam konsumuar, ai i gjykon ndryshe të dy programet. Luizin e kam dritë, më ndërroi rrugën time të BBV dhe e dua fort. Është një nga fitoret më të mëdha të miat të atij programi.
