Kejsi Tola erdhi me një surprizë për të gjithë ne! Artistja ka prezantuar “LUMINOUS”, një projekt për të cilin ajo është dedikuar për më shumë se dy vite. Mbrëmjen e djeshme ajo ka organizuar një një event mjaft të veçantë me shumë të ftuar nga bota e televizionit, artit dhe muzikës për të prezantuar këtë kryevepër.

Mes shumë të ftuarve njëra prej tyre ishte edhe këngëtarja Semi Jaupaj, e cila nuk mund t’i shpëtonte disa pyetjeve të vogla rreth jetës së saj, karrierës dhe gjithashtu rreth miqve të saj Bora Zemanit dhe Donald Veshaj.

Si e shikon Big Brother-in e këtij viti? Cili do doje ta fitonte?

Nuk kam shumë qejf të flas për Big Brother,  mendoj se e kam mbyllur ciklin tim me të, u uroj shumë sukses të gjithëve . Patjetër që e kam një të preferuar po nuk do doja ta thoja

Historia Luizi-Kiara apo Donald-Bora? Një përgjigje objektive.

Nuk tregohem dot objektive në gjërat që më përkasin mua që i kam afër zemrës, kshu që do thoja Bora-Donald.