Fenomeni më i diskutuar momentalisht është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e Big Brother Vip Albania janë në qendër të vëmendjes. Banorët e BBV2 dhe hyrjet e reja po përfliten kudo në rrjet, duke u kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë, duke transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre.

Që nga data e nisjes dhe deri më tani polemikat që krijohen nga banorët e “BBV” kanë transmetuar emocione të forta, ku secili banor me historitë dhe personalitetin e tij, është kthyer në protagonist të përditshmërisë sonë, duke na tërhequr edhe me raportet që krijojnë me njëri-tjetrin, por edhe me konfliktet që mbizotërojnë brenda në shtëpi.

Një nga banorët më të përfolur të këtij BBV, Luizi, mëngjesin e sotëm ka komentuar sjelljen e Armaldos, pikërisht afrimitetin e tij me Oltën. Ai analizon sjelljen e Armaldos duke pohuar se sipas tij, shkak ishte fakti që Maestro ndjehej i dashur për publikun.

Çohet ky kokrra e servilit, ky legeni i jep dorën asaj dhe bëhen bashkë. I hyri vetja në qejf se erdhën dy drona.

Ndërkohë, Armaldo është larguar ditët e fundit nga Luizi, si pasojë e ofendimeve që i janë bërë vazhdimisht, siç u shpreh vetë ai.