Si çdo mëngjes edhe sot, Luiz Ejlli ka shkuar dhe e ka zgjuar Kiara Titon me puthje dhe përqafime.

Teksa po e përkëdhelte, këngëtari pyet moderatoren ‘nëse është gati për atakime dhe mbrojtje?’.

Kujtojmë se Kiara ka shpërthyer mbrëmë në lot pas një debati të ashpër që pati me Efi Dhedhes. Kjo e fundit i tha Titos se e ka falur një herë dhe nuk do e bëjë më.

Nga ana tjetër, Kiara i tha se ‘mllefin që ka me Luizin mos t’ia shkarkojë asaj’. Madje moderatorja i tha se e di shumë mirë ‘se asaj nuk i rr*het hiç për të’.

Ndërsa teksa po bisedonte me Luizin, Kiara u shpreh se nuk duron dot më dhe se nuk do lejojë njeri ‘që të thonë fjalë që ajo nuk i ka thënë’. Ajo shtoi se nuk i ka bërë kurrë keq njeriu dhe nuk do e bëjë.