Teksa finalja e madhe po afron, në shtëpinë e “Big Brother VIP” është organizuar një festë beqarie për Luiz Ejllin.
Këngëtari i njohur, i cili i propozoi për martesë Kiara Titos brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, duket se e ka shijuar në maksimum festen.
Vëllai i Madh kishte dërguar në shtëpi disa striptiste duke krijuar një atmosferë të ‘nxehtë’. Sakaq në shtëpi ishin rikthyer dhe disa nga ish-banorët e “Big Brother VIP”, si Sabiani, Qetsori, Ronaldo, Beati, Lorenci dhe Gerti për të festuar së bashku me këngëtarin.
E teksa tradita e ka që festa e beqarisë të festohet vetëm me djem, dy finalistet e “BBV”, Vëllai i Madh i vendosi kusht Dea Mishelit dhe Efit për tu maskuar si djem.
E të gjithë janë kuriozë të dinë se Kiara çfarë mendon pas kësaj feste beqarie shumë “hot”?