Luizi jo vetëm që e shikon veten në finale dhe fitimtar të Big Brother VIP Albania 2, por ka menduar edhe propozimin që do t’i bëjë Kiarës në momentin e fundit të reality show-t.
Në një bisedë me Oltën, Luizi tregon se si ka menduar t’i propozojë dhe çfarë do ndodhë nëse ajo i thotë jo.
Luizi: Unë do pres deri ditën që do të jem vetëm në skenë, tek pull, me një banor tjetër nuk e di kush do jetë, i kam 2-3 emra, dhe do thotë: Publiku ka vendosur që fituesi i Big Brother Vip Albania 2 është …në atë moment unë do e prishja, do ulesha në gjunjë dhe do fus dorën në xhep dhe do nxjerr një unazë, para se me thënë fituesin.
Olta: Po Kiara është në shtëpi…
Luizi: Të jetë kudo, se do jenë tërë pjesëmarrësit atë natë aty se është mbyllja dhe i propozoj në skenë dhe fiken të gjithë dritat dhe ..
Olta: …dhe ajo do të thotë JO
Luizi: Po tha jo, e mbyll unë, vazhdon ajo