Katër ish-banorët e “Big Brother VIP2” janë rikthyer mbrëmë në shtëpinë më të famshme në Shqipëri. Publiku vendosi mbrëmë gjatë një televotimi që u hap gjatë spektaklit që Efi Dhedhes, Kiara Tito, Ronaldo Sharka dhe Bledi Mane të rihynin në BB VIP.

Para se të riktheheshin në shtëpi, 4 ish-banorët kanë dhënë një intervistë për “Fan Club”, ku kanë treguar se çfarë do të bënin ndryshe kësaj radhe.

Efi u shpreh se nuk jep premtime, por tani do ta shijojë.

Ndërsa e pyetur nëse është ‘team Luiz apo team Efi”, Dhedhes tha: “Team Efi”.

“Do hy për ta fituar. Luizi është shoku im, e dua shumë”, shtoi më pas Efi. Ndërkohë kjo e fundit pasi hyri mbrëmë në BB VIP, nisi menjëherë duke sulmuar Dea Mishel, e cila ishte ajo që  nxori në nominim me Luizin dhe Kiarën e si pasojë u eliminua.

Nga ana tjetër, Luizi gjatë një bisede me Kiarën mbrëmë, tha se do ta studiojë Efin, pasi nuk është njësoj si në fillim.