Moderatorja e njohur sportive, Hygerta Sako, ka ndarë së fundmi me ndjekësit e saj një moment të veçantë: festën e maturës së vajzës.

Në një foto të publikuar në rrjete sociale, Sako shfaqet përkrah së bijës. Të dyja të veshura me nuanca rozë dhe të kuruara deri në detaj, ato reflektojnë një lidhje të thellë nënë-bijë.

Vajza e saj, e veshur me një fustan elegant të zbukuruar me elementë floriri dhe një lule simbolike në kraharor, duket se rrezatoi hijeshi dhe finesë në natën e saj të rëndësishme.

Ndërkohë, moderatorja e njohur, me një fustan me pika të bardha dhe buzëqeshjen karakteristike, përcolli emocionet e një nëne që sheh vajzën e saj duke kaluar një nga pragjet më domethënëse të jetës.

“My all 💗👑 #prom2025”, shkruante Hygerta krahas postimit, ndërsa në një tjetër vijonte: “Prom 2025. Lulja ime e vogël që u bë e madhe”.