Ema Andrea ka reaguar për herë të parë pas humbjes së vëllait me një postim në Instagram,

Mes reshtave të ndjera, aktorja falenderon të gjithë njerëzit që e mbështetën gjatë kësaj periudhe të vështirë për të dhe familjen

“‘Falenderoji njerëzit, o zemër, se nëse e bën më vonë, do t’u prishësh festën me fjalë të hidhura,’ më thotë gjysma ime, Buçi im, mbreti im, jeta ime, mali im! S’kam duar e as mendje, por Buçit tim ia dëgjoj fjalën. Ju falënderojmë të gjithëve që e nderuat dhe vazhdoni ta nderoni Enean tonë! Çdo mesazh, çdo përqafim na erdhi i madh sa zemra e tij! Enea, në mirësinë dhe buzëqeshjen e tij, ju jep bekime që na u gjendët pranë! Urojmë të mos shihni kurrë keq dhe ikja e Tij të jetë lajmi i fundit i hidhur! Enea do thoshte: ‘Mirë të jeni! Bomba fare!’

Lutem, mos e harroni Enean! Jetën s’ia zgjatëm dot, por kujtimin mundemi! Do të na përkëdhelë zemrat nga lart, ashtu si vetëm Ai di ta bëjë!“- shkruan ajo.

Enea Andrea, ishte vëllai binjak i aktores Ema Andrea. Dy ditë më parë, gazetari dhe ish-basketbollisti pësoi arrest kardiak teksa stërvitej në palestër dhe si pasojë ndërroi jetë. Enea Andrea ka luajtur me Dinamon rreth viteve 2000–2005 si pjesë e klubit të basketbollit. Pas përfundimit të karrierës si basketbollist, Andrea punoi si gazetar sportiv, duke komentuar dhe ndeshje basketbolli, përfshirë edhe kampionatet si NBA. Ai la pas dy fëmijë dhe bashkëshorten.