Këngëtarja e famshme me origjinë shqiptare, Bebe Rexha, nuk ka pasur një periudhë aspak të lehtë. Së fundmi, artistja u sulmua në një koncert të saj, pasi një fans e qëlloi me telefon në fytyrë. Përveç kësaj, ajo herë pas here është komentuar edhe për peshën që ka shtuar.

Kështu, me anë të një videoje në “Instagram”, ku shfaq format e saj pa hezituar, këngëtarja e famshme shkruan se nuk ndihet mirë kur lexon të tilla komente në rrjet.

“E di që kam shtuar në peshë. Njerëzit përjetojnë luhatje. Nuk do të gënjej, ma shpif dhe më bezdis kur lexoj disa prej komenteve, por kjo vjen me territorin. Jam duke mësuar që ta pranoj dhe mos e gjykoj veten, ndërsa po ashtu po përpiqem të marr vendime më të shëndetshme në jetë. Ajo që kam mësuar megjithatë është se numrat nuk të përcaktojnë, zemra e bën”, shkruan Bebe Rexha.