Drama kriminale britanike “Dept Q” po përshëndetet si një nga më të mirat në Netflix, duke u ngjitur shpejt majat e listave. Shumë shikues e kanë cilësuar serialin si “madhështi e pastër” dhe e kanë ndjekur menjëherë pas publikimit. Seriali përqendrohet te detektivi i mprehtë por i trazuar Carl Morck (i luajtur nga Matthew Goode), i cili punon për të zgjidhur raste të pazgjidhura në Edinburg. Përkrah tij janë Chloe Pirrie nga “The Queen’s Gambit” dhe Jamie Sives nga “Guilt”.
Me një vlerësim prej 81% në Rotten Tomatoes dhe komente pozitive në rrjetet sociale, “Dept Q” është kthyer në një fenomen për adhuruesit e trillerëve kriminalë. Një përdorues në X shkroi: “Dept Q është një thriller krimi shumë i mirë. Matthew Goode është në një nivel tjetër!”, ndërsa të tjerë e krahasuan me “True Detective” dhe kërkuan menjëherë sezonin e dytë. Në këtë sukses kontribuon edhe roli karizmatik i Goode, i njohur për performanca të spikatura në “Downton Abbey”, “The Crown”, “The Imitation Game” dhe “A Discovery of Witches”.



