Mbretëresha e popit ka vendosur që 15-vjeçarja të punojë në garderobë gjatë turit botëror të saj


Para disa javësh Madonna zbuloi nga gazetat se e bija 15-vjeçare, Lourdes, pinte duhan fshehurazi saj dhe kjo e irritoi shumë. Në një intervistë për NBC, ajo rrëfeu se ishte trishtuar shumë nga sjellja e së bijës. “Sinqerisht mendoj se nuk jam nënë e rreptë me time bijë, ashtu siç duhet të jem. Mendoj se duhet të jem më e ashpër. Është e vështirë, çdo ditë duket sikur duhen bërë marrëveshje. Por për sa i përket duhanpirjes nuk mund ta diskutojë fare” ka thënë këngëtarja gjatë intervistës me Harry Smith. Mesa duket diva e muzikës pop e ka marrë seriozisht çështjen, aq sa ka vendosur ta dënojë adoleshenten.


Sipas “Daily Mail” vajza ka kërkuar të jetë pjesë e trupit të baletit që do të shoqërojë divën gjatë turit botëror, por Madonna ka vendosur që detyra e saj të jetë një tjetër gjatë koncerteve: të punojë në garderobë.


Mesa duket mbretëresha e provokimit, jashtë personazhit të saj të showbiz, kërkon të jetë një nënë e vëmendshme dhe e rreptë, në mënyrë që të edukojë sa më të mirë të bijën. “Lourdes nuk do të jetë në skenë, nuk do të vallëzojë dhe nuk do të ekspozohet në asnjë mënyrë. Do të punojë në garderobë”, ka thënë një burim për “Daily Mail”. 7 maj 2012 (gazeta-Shqip.com)