James Hewitt, ish-majori i ushtrisë britanike, i cili nisur nga ngjashmëria e madhe fizike dhe flokët e kuq është konsideruar nga shumëkush si babai biologjik i princit Harry, e ka pranuar se ka pasur një lidhje me princeshën e ndjerë Diana, por ka mohuar kategorikisht atësinë.
Hewitt, që sot është 58 vjeç dhe e kishte bërë princeshën fatkeqe të dashurohej pas tij në vitin 1986, ka folur për një televizion australian: “Lidhja ime me princeshën Diana nisi 2 vjet përpara se të lindte Harry, – ka rrëfyer 58-vjeçar, – por ai djalosh i gjorë është torturuar për vite me radhë nga kjo gënjeshtër e shpikur dhe e shpërndarë nga media”.
14 mars 2017 (gazeta-Shqip.com)