E ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka qenë Tea Dupi. Ajo ka komentuar mbi ngjarjet e ndodhura brenda “Big Brother VIP 5”, si dhe ka dhënë mendimin e saj për banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri…
Si e pe situatën mes Malit dhe babait të tij?
Është ndjesi shumë individuale për ta diskutuar, nuk e dimë se çfarë ka ndodhur. Po heq çfarë kemi parë, personalisht do mendoja që përderisa erdhi deri aty… I ati nuk ishte një personazh që kërkon të marrë vëmendje. Nuk është njeri që nëpërmjet djalit do të marrë vëmendje. Më është dhimbsur, ai emocioni për ta takuar. Nuk dua të hyj në ndjesitë e atij djalit. Por mendoj që ne në jetë falim miq që na kanë lënduar, flasim për faljen shumë, bëjmë shumë moral, por kur vjen puna te njerëzit tanë jemi të ashpër. Unë do të doja që ai ta kishte takuar, për faktin që ai erdhi, sado i lënduar të jetë. Je në një format ku do tregosh shumë nga vetja. Kjo më shumë foli për të atin, se sa për Malin. Mund ta kishte takuar dhe t’i thoshte që ky nuk është vendi për të folur për jetën tonë private. Të mirën e parë ia rrëzoi aty, edhe pse tha që i uron të mirat. Hatëmbetja tregon mllef, tregon që ti nuk e ke kaluar.
A duhen falur prindërit?
Po, duhen falur. Ai erdhi me shumë emocion. Është e vështirë të vish në një format të tillë. Ai kishte një ngarkesë shumë të madhe, ka menduar që aty nuk do refuzohet. Mali i uroi disa herë më të mirat, por e tha kot, e tha për publikun.
