Mbrëmjen e djeshme, publiku u njoh me një histori personale të Malit, banorit të “Big Brother VIP 5”. Në një moment gjatë spektaklit të së shtunës, në shtëpinë më të famshme në Shqipëri ndodhej babai i Malit, të cilët kishin shtatë vite që nuk komunikonin me njëri-tjetrin.
Banori vendosi që të mos e takonte të atin, por e la të hapur mundësinë për në një moment tjetër.
Ndërkohë babai i Malit ka dhënë një intervistë ekskluzive për “Fan Club”, ku bëri deklarata të forta kundrejt ish-bashkëshortes së tij.
Sipas babait të banorit, Mali refuzoi që t’a takonte për shkak të ‘mësueses’ së tij, që është e ëma.
Ai u shpreh se ish-bashkëshortja nuk i ka lënë as ta kontaktonin dhe as ta takonin.
“Nëna ka ndikuar shumë”, tha ai, duke shtuar se e beson Malin që një ditë do të takohen, pasi i ka ngjarë atij.
“Besoj se do takohemi, është djalë i zgjuar, është muzikant, i ka ngjarë babait. Edhe ish-gruan unë e bëra. Kur u martova me të kishte vetëm një këngë, po unë u kam incizuar mbi 300 këngë, madje me ajkën e Shqipërisë dhe të Kosovës”, u shpreh ai.
I pyetur nga gazetarja nëse ka një mesazh për ish-bashkëshorten, në mënyrë që të krijojnë një urë komunikimi, babai i Malit u përgjigj:
“Ktheu në realitet, është trajtuar në shtëpinë tonë si mbretëreshë. Ajo ka ardhur nga një familje e thjeshtë, ne e kemi ngritur”.

