E ftuar në emisionin “Big Brother Radio” në Top Albania Radio ka qenë mamaja e Angelo Harunit. Ajo ka zbuluar më shumë detaje në lidhje me rrugëtimin e djalit të saj deri më tani. Përpos kësaj Alba Haruni ka treguar se është një ndjekëse shumë e rregullt dhe nuk e lejon t’i shpëtojë asgjë nga Big Brother.

Duke folur për mënyrën se si Angelo dashuron dhe çfarë kërkon tek një partnere, Alba u shpreh se:

Angelos ia njoh pak karakterin dhe e di që nuk dashurohet thjesht me vajzën e bukur, me hire apo seksi sepse nuk e do femrën, partneren e tij vetëm për të ndarë shtratin. E do edhe për të ndarë një bisedë, edhe për të parë filma sidomos të apasionuar pas filmave, këtë ai e ka shumë të rëndësishme.

Kur u pyet nga Atalanta se kush mund të ishte vajza që ndodhet brenda shtëpisë së BBV që i përshtatet më së miri Angelos, mamaja u ndal edhe tek Selin:

E do të qeshur, vajzë që bën gallata dhe nga të gjitha ato karakteret atje, nëse nuk do të përflitej me Mirin edhe pse unë them që ajo nuk ka asgjë me Mirin. Tashmë iku nga krevati i Mirit dhe pushteti i tij sepse është një vajzë e zonja vetë, e zgjuar dhe e shkathët, lozonjare, gazmore. Është Selin dhe mbi të gjitha sepse janë nga e njëjta origjinë, nga Çamëria.