Mami i një ylli të pornografisë ka gjetur të dashurin e saj duke parë filmat e së bijës teksa ishte në dush.

Skye Blue, e cila filloi të bënte porno kur ishte 23 vjeçe, dëgjoi papritur nënën e saj që e thërriste. Ajo pohoi se nëna e saj e kishte ndjekur partnerin e atëhershëm në banjë, kur ai po bënte një dush jashtëzakonisht të gjatë.

Gruaja u shkatërrua kur pa videot porno të vajzës së saj në celularin e të dashurit.

Skye, e cila tani është 26 vjeçe, zbuloi se e njihte burrin në fjalë për më shumë se një dekadë. Sipas saj, ai madje ka bërë edhe DJ në festën e ditëlindjes së saj të 14.

“Ajo kontrolloi telefonin e tij dhe unë isha aty, në Pornhub, ishte një nga filmat e mi Vixen. Mamaja më thirri dhe unë nuk dija çfarë të thosha”, ka treguar Skye për “The Boughie Show Podcast”.

Ylli i pornografisë ka shtuar se nëna dhe burri në fjalë nuk janë më bashkë.