Mbrëmë në shtëpinë e “Big Brother VIP 4” ka mbizotëruar qetësia, ku banorët kanë luajtur dhe janë argëtuar me njëri-tjetrin.
Pasi mbaruan së luajturi, ata ikën te dhoma e gjumit për të fjetur. Gjesti ftoi në krevatin e tij Indritin dhe ky i fundit pranoi.
Dy banorët nuk fjetën direkt por nisën duke bërë zhurmë, duke shqetësuar të tjerët që ishin në gjumë. Në një moment Gjesti ‘rrëmben’ një tub kartoni dhe imiton kafshët.
Danja çohet nga krevati i saj dhe shkon te dy djemtë. Me vete kishte dhe një jastëk me të cilin gjuan Gjestin dhe Indritin.
“Mami”, thoshte Indriti me shaka, ndërkohë Gjesti bënte zhurmë. Në këto momente Danja gjuan të dy banorët me jastëk dhe ata qeshin.
Gjesti bën sikur po qan, por gjithmonë me shaka. Më pas Danja gjuan me dorë në kokë edhe Indritin i cili me humor thotë: “Unë nuk po bëj gjë i shkreti. Na rrahu”.
Teksa banorja do të ikë te krevati i saj, Gjesti e pyet: “A mund të bëj gjelin, më lër deri në fund, si i çirret zëri gjelit deri në fund”.
Danja i kundërpërgjigjet: “Ta tregoj gjelin unë, bëje dhe njëherë”.
“Ik ti, ke kënaqësinë të dëgjosh gjelin. Vetëm shko me flet, të merr gjumi. Ku ka gjë më të mirë se me të bërë gjelin në gjumë”, i kthehet Gjesti teksa Indriti qesh.






