Petro është bërë pjesë e “Big Big Brother VIP 4” gjatë spektaklit të së mërkurës. Edhe pse ka vetëm pak ditë brenda, duket se ai po e shijon qëndrimin aty.
Ditën e sotme ai e ka nisur me një bisedë me Gertën, të cilës i ka treguar disa detaje nga jeta e tij private. Petro ka treguar se nëna e tij ka ndërruar jetë para pak vitesh nga një sëmundje e keqe, ndërsa babai është i paralizuar si pasojë e një sëmundje të rëndë.
Ai u shpreh se ka një motër dhe se gjatë gjithë jetës së tij më shumë kohë ka kaluar në spitale.
Pjesë nga biseda:
Petro: Vetëm motrën kam, e kam edhe babin po nuk është në gjendje të diskutojë
Gerta: Po mami?
Petro: Mami ka ndërruar jetë
Gerta: Sa keq, ka shumë vite
Petro: U bënë 4 vjet, 5 me këtë vit që iku
Gerta: Ndonjë gjë e papritur, sëmundje?
Petro: Kancer ishte në pankreas. Unë edhe babin e kisha me kancer, kam qenë diku te 5-6 vjeç. Po shyqyr Zotit nuk e mori, thjesht është paralizuar komplet, është në krevat. Me ça më kanë parë sytë mua, edhe disa gjërave të tjera, këto këtu më duken gjëra të vogla, minimale.
Gerta: Je në një shtëpi, në një ambient këtu. Edhe ne kemi filluar ta harrojmë pjesën jashtë, po merremi me njëri-tjetrin.
Petro: Praktikisht gjatë gjithë jetës më shumë kam parë spitale, isha çuni i shtëpisë. 16 vjeç duhej të isha…
Gerta: Paske kaluar vështirësi edhe në moshë të re