Mbrëmjen e djeshme Flori i ka treguar Gretës një ëndërr rrëqethëse që ka parë me familjarët brenda shtëpisë së “Big Brother VIP 5”.
“Shoh mamin tim që kishte kapur nënën në krah. Ajo nuk rrinte fare në tokë, e mbante në ajër, drejt. Unë marr nënën në krah dhe e puth, i them pse je dobësuar kaq shumë. Nëna bëri 1 vit e gjysmë që ka vdekur. Pse je dobësuar kaq shumë nënë, i thashë. Nuk më foli. Mami më thotë vendose ngjitur me xhaxhin, atë nuk takova, nuk i fola fare. Lashë nënën aty dhe vrapova për te fëmijët. Kur shkoj te fëmijët, i thërras në emër kur isha te xhaxhi dhe te nëna, më panë në sy dhe vazhduan duke luajtur. Shkoj me vrap tek ata, i përqafova dhe aty vazhdova e më kapi e qara. I thashë nuses e shikon sa më kanë harruar”, tregoi banori.
I pyetur nga Greta nëse ka parë ëndërr dhe i ka dalë, Flori tha:
“Shumë rrallë, po nuk kam parë ndonjëherë kështu ëndrre”, duke shtuar se babain nuk e e ka parë në ëndërr.
Flori shtoi më pas se para se të hynte në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 5”, i kishte takuar prindërit e tij, kishte darkuar me ta.
Më pas Greta e këshillon atë që të presë se ‘ëndrra ku nuk të çon’:
“Mund të jetë edhe akumulim, varet. Unë i shoh shumë ëndrrat”.
Flori shton se ka qarë, po pa lot. Sipas tij, do ishte të qante më mirë me lot.



