E ftuar sot në emisionin “Wake Up” ka qenë astrologia e njohur, Meri Shehu, e cila ka komentuar datën 12 shtator që do të krijohet Kuvendi i Ri. Gjithashtu ajo ka patur diçka për të thënë edhe në lidhje me një deklaratë të reperit Noizy, i cili ka thënë se nëse Edi Rama do i propozonte një post në qeveri, ai do e pranonte.

“Që të bëhet dikush ministër i Arsimit duhet të ketë një shkollë shumë të integruar, duhet të ketë një arsim të madh, duhet të ketë një kulturë të specifikuar që të flasim për arsimin”, tha Shehu.

Pjesë nga intervista:

Neada Muçaj: O Meri, të flasim drejtë, po të propozonin ty një Ministri, nuk do pranoje?

Meri Shehu: Unë nuk jam Noizy. Ka dhe njerëz që nuk pranojnë sepse i dinë kufijtë dhe limitet e tyre, e dinë çfarë mund të japin, e dinë çfarë shkolle dhe ça temperamenti kanë dhe kjo është më e mira. Unë për mësuesi kam mbaruar dhe më takon të bëhem edhe ministre. Ministre Arsimi dhe ça të duash ti, po puna

Blendi Salaj: Manastirliu kujdes, hap krahun se erdhi

Enxhi Nasufi: Është edhe astrologë, i di edhe ditët

Neada Muçaj: Ke një konkurrente të fortë

Meri Shehu: Unë kam mbaruar me të gjitha 10 zemër, kam qenë nxënëse me të gjitha 10

Neada Muçaj: Këtu në Shqipëri

Meri Shehu: E, te Qemal Stafa. Nuk jam këtu rastësisht se nuk gjeta një punë tjetër, unë e bëj se e kam qejf, e kam pasion.