Edhe pak ditë na ndajnë nga nisja e edicionit të katërt të “Big Brother VIP”. Teksa janë konfirmuar opinionistët e spektaklit më të ndjekur në Shqipëri dhe jo vetëm, publiku është shumë kuriozë të dijë se kush do jenë banorët?
Dje në rubrikën “Trotuar”, në “E Diell”, Nevina Shtylla pyeti se “kush janë emrat që po diskutohen?”. Gazetarja Klotilda Harka që ishte pjesë e panelit përmendi dy emra.
Pjesë nga biseda:
Nevina: Kush janë emrat që diskutohen?
Klotilda: Çfarë nuhas unë këtu, Renne dhe Edi Manushi
Nevina: Ed Manushi në “Big Brother”, mund të ishte interesante
Manushi: Paska dalë llafi
Nevina: Prandaj më le mua këtu te “Trotuari”? Vetëm Ed Manushin që nuk e lëshojmë ne