I ftuar në emisionin “Ndryshe” me Salsano Rapin dhe Elona Duron ka Edi Manushi. Në një intervistë mjaft të veçantë ku ka rrëfyer gjithçka rreth karrierës së tij ndër vite dhe jo vetëm…

Historia me televizionin për Edi Manushin ka nisur si komentator në vitin 2001-2002 për Kampionatin Spanjoll me të ndjerin Kosta Grillo.

E ka lodhur televizioni Manushin?

Televizioni ka momente që bëhet përsëritës. I gjithë kyçi është që si ta zbulosh ti në momentin që është përsëritës për ta superuar atë që të shpëtosh dhe ti por edhe televizioni nga ty. Deri tani sikur ia kam dalë mbanë. 

Kur Salsano dhe Elona e pyetën në lidhje me rubrikat dhe vajzat që sjell “Big Brother VIP” dhe “Për’Puthen” kush mendon Edi se është vajza më seksi?

Xheneta në këtë periudhë.

Elona e pyeti Manushi nëse është e vërtetë që Xheneta nuk duhet të shkojë në asnjë emision tjetër përveçse “E Diell”?

Jo, nuk është. Jashtë Top Channel-it po është e vërtetë. Jam pak i bezdisur në këtë kuadër që e marrin për të njëjtën gjë sepse puna e të ftuarve do pak bashkëpunim midis redaksive të programeve por edhe brenda Top-it. Dalin temat, shko fol atje për një gjë dhe këtu për diçka tjetër sepse këto janë njerëzit e momentit dhe në këtë periudhë merret nga ana televizive maksimumi i këtyre personazheve. “Shtrydhja” e tepërt u bën dëm atyre por edhe neve, mendoj unë.