Margot Robbie bëri një tjetër paraqitje ikonike si të Barbie me ngjyrë rozë, ndërsa ajo dhe Ryan Gosling morën pjesë në premierën e filmit të ardhshëm në Juárez, Meksikë, të enjten.

Aktorja 33-vjeçare australiane u zhyt plotësisht në personazhin ikonik të kukullës, duke shfaqur pamjen e njëjtë të lodrës Earring Magic Barbie, e lançuar për herë të parë rreth vitit 1991.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by TOP ALBANIA RADIO (@topalbania_radio)

Bukuroshja bjonde e plotësoi veshjen e saj me vathë argjendi fantastik të varur me zemra dhe yje, dhe një rrip të ngjashëm. Në këtë event pati shumë emocione, madje në një moment aktorët u përshëndetën nga një performancë muzikore.