Këngëtarja e famshme Maria Keri ( Mariah Cary), është kritikuar ashpër nga fansat e saj, gjatë koncertit në Tokio. Ata kanë shkruar në rrjetin social Twitter, se Keri ka pasur probleme të mëdha, gjatë performancës së saj.
Gjithashtu mediet shkruajnë se fansat mbetën të zhgënjyer nga zëri i yllit të këngës. Sipas tyre, Keri mundohej që të arrinte notat e larta, gjatë koncertit të saj, por ishte e kotë. ” Kjo është një goditje e rëndë për karrierën e Maria Kerit” raportoi tabloidi anglez ” The Mirror”.
“Ajo duhej të tërhiqej kur zëri i saj nisi të kishte probleme. Duhej t’ia kursente vetes këtë siklet. Tani e kuptoj se përse nuk këndon më live” shkruajnë fansat e saj. Zëdhënësi i këngëtares mohoi që të ketë dëgjuar dhe lexuar kritika negative pas koncertit. ” Komentet që morëm nga fansat ishin të mrekullueshëm” deklaroi ai.
Kjo gjë ndodh pikërisht pas ndarjes së këngëtares nga bashkëshorti i saj, Nik Kenon (Nick Cannon). Së fundmi 44-vjeçarja pranoi që nuk jetonte më, me aktorin komik Kenon. Maria tashmë ka nisur procedurat për divorc.
6 tetor 2014 (gazeta-Shqip.com)