Vjedhje prej 50 mijë dollarësh në shtëpinë e Mariah Carey në Los Anxheles. Sipas mediave amerikane, hajdutët kanë hyrë në vilën e yllit të muzikës në orën 3 të natës, duke kaluar nga një dritare apo nga një derë e katit të parë, duke parë që është gjetur një shkallë. Dëmi? Vetëm çanta dhe syze dielli…xhevahirët kanë qëndruar në vendin e tyre!
Në momentin e vjedhjes nuk kishte njerëz në shtëpi, duke parë se këngëtarja ndodhej në Nju Jork me familjen e saj. Hajdutët, sipas shtypit amerikan, janë mjaftuar vetëm me disa gjëra “të vogla”, çanta e syze dielli. Nëse vlera e vjedhjes është verifikuar në 50 mijë dollarë dhe llogaritet standardi i jetës luksoze të këngëtares, mund të supozohet se bëhet fjalë për jo më shumë se 10 “aksesorë” mes çantave dhe syzeve.
Carey është ylli i radhës që “vizitohet” nga hajdutët këtë vit dhe i shtohet listës që përfshin Jason Derulo, Alanis Morissette, David Spade, Emmy Rossum e Scott Disick, sa për të cituar disa.
20 tetor 2017 (gazeta-Shqip.com)