Mariah Carey është parë më afër se kurrë me ish-bashkëshortin Nick Cannon. Ylli është fotografuar teksa shijonte një darkë me të.
Së fundi ajo dhe Cannon janë parë shpesh bashkë, çka ka sjellë dyshime për një rikthim të mundshëm të tyre. Mariah u nda nga ai në vitin 2014, pas 6 vitesh martesë, por duket se gjërat po rregullohen sërish.
Canoon u bë shkak që Mariah i dha fund lidhjes me balerinin e saj, pasi ky i fundit ishte xheloz për takimet e shumta të 47-vjeçares me ish-bashkëshortin.
23 prill 2017 (gazeta-Shqip.com)