Festat e nëntorit janë gjithmonë një moment i veçantë për shqiptarët, por për Sara Hoxhën ky 28 Nëntor duket se ka marrë një emocion më shumë. Blogerja ka ndarë me ndjekësit në Instagram disa momente nga pjesëmarrja e vajzës së saj, Poem Blu, në një aktivitet festiv të organizuar me rastin e Ditës së Flamurit.

Vogëlushja ka interpretuar Marigonë, duke u shfaqur e veshur me një kostum tradicional shqiptar, me xhamadan të errët dhe detaje të qëndisura në ngjyrë ari.

E emocionuar nga paraqitja e së bijës, Sara ka publikuar një fotografi ku shfaqet duke e përqafuar, krahas së cilës ka shkruar me përkëdheli: “Marigoja ime”.

Ndërsa në një tjetër video, Poem shihet në skenë, mes dekorimeve kuq e zi, duke interpretuar rolin e saj. Këtë pamje Sara e ka shoqëruar me fjalët “Marigo, Marigo”.