Modelja dhe seks-simboli napolitan, Marika Fruscio ka postuar disa foto mjaft provokuese nga palestra ku punon për të mbajtur trupin në formë.


Bukuroshja italiane është një tifoze e çmendur e Napolit dhe u bë e famshme pikërisht kur mbajti premtimin dhe doli me të brendshme në një studio televizive, pasi skuadra triumfoi në sfidën ndaj Fiorentinës, në Kupën e Italisë.


Marika ka premtuar se do të dalë topless, nëse skuadra e Sarrit do të arrijë të fitojë titullin kampion në Serinë A të këtij sezoni.


17 shkurt 2018 (gazeta-Shqip.com)