Pandemia e koronavirusit ka sjellë probleme të shumta që nga shëndetit e deri tek ekonomia e një vendi. Madje një nga pasojat më të dhimbshme që solli Covid-19 është mbyllja e kufijve dhe heqja e mundësisë për të udhëtuar.



Por duket se çifti i njohur Marina Vjollca dhe Getoar Selimi, kanë gjetur mundësinë që të arratisen për pushime.


Një ditë më parë, ata ndanë disa postime me fansat ku shiheshin në aeroplan, por pa na e zbuluar destinacionin.



Megjithatë, moderatorja na ka treguar sot se ndodhen në Milano. Ata po qëndrojnë në një nga hotelet më luksoze italiane, ku një natë kushton minimalisht 500 euro dhe maksimalisht 5000 euro.