Ditën e sotme Marko dhe Miri teksa ndodheshin në dhomën e gjumit po diskutonin në lidhje me tekstin e këngës që kishte shkruar Marko në lidhje me faljen e tradhtisë. Në një moment Miri i tha se i pëlqente shumë teksti dhe se ishte fiks për të.

Ndërkohë që Marko vazhdonte të këndonte dhe teksti vijonte si më poshtë:

Nuk ta fal unë dot tradhtinë 
sepse zemra s’duron dot mërzinë
se shpirtin tim ti e vrave në thikë 
jo nuk ta fal unë dot tradhtinë…

Pasi përfundoi së kënduari Marko e pyeti se pse Miri nuk e këndon dhe banori nuk pranoi ama vazhdoi diskutimin me Rogertin në lidhje me krijimtarinë e grupit West Side Family.

Pas kësaj së bashku me Juelën në dhomën e grimit ku ndodhej dhe Arditi, Marko interpretoi sërish këngën këtë herë shoqëruar edhe nga banorja. Interpretimi i tyre ishte mjaft i veçantë për t’u dëgjuar. Ndiqni videon më poshtë për të zbuluar më shumë nga ky duet.