E ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën ka qenë Vivien Thano. Ajo tregoi më shumë për marrëdhënien e saj me disa nga personazhet e njohur të showbizit si Getinjo, Mozzik apo Juliana Nura, por dhe shumë të pathëna të tjera…

Një status i yti ka bërë xhiron e rrjetit, ku shkruan: “Ti sikur kishe tre shtëpi, një në Londër, një në Dubai, një në Prishtinë. Tani na doli që edhe një copë shtesë që paske, ta hodhën në tokë. Marre.” Kujt i drejtohesh?

Që mos ta zgjas shumë e mos ta bëj shumë të madhe, i drejtohem një ish-banoreje që kam pasur kur kam marrë pjesë në një reality show dhe kam debatuar shumë me atë vajzën. Juliana Nura. Kam debatuar shumë sepse më ngacmonte dhe donte të më vinte në siklet për diçka që kam përshtypjen asnjë nga ne nuk e ka të thjeshtë. U bë një debat shumë i madh atëherë. Megjithatë, ja ku jemi sot pas 2 vjetësh.

Nuk i ka ajo këto shtëpi?

Nuk i ka, nuk ka asgjë nga këto. Prandaj them që vjen një moment që ajo maska bie dhe të gjitha gënjeshtrat dalin. Sepse nuk ka rrugë zgjidhje, gjithmonë kanë dalë gënjeshtrat. Dhe unë i kam shumë inat njerëzit që gënjejnë. I gjykoj këta njerëz.

Të duket Juliana Nura vajzë e zgjuar?

Për disa gjëra, ndoshta po. Për disa të tjera që për mua kanë më shumë rëndësi, nuk është, fare. Është shumë sipërfaqësore, nuk më pëlqejnë njerëzit sipërfaqësorë.