Raporti mes Kristit dhe Krusitës është parë si i afërt brenda shtëpisë së “Big Brother VIP 5”, por me paqartësi mbi sinqeritetin e ndjenjave mes tyre.
Gjatë Prime-it të mbrëmjes së djeshme, të dy deklaruan se kanë një marrëdhënie të mirë dhe një kimi të dukshme.
Krusita u shpreh se nuk ka ndjenja romantike për Kristin, megjithatë pranoi se mes tyre ekziston kimi.
Nga ana tjetër, Kristi tha se ka një pëlqim për të, por nuk dëshiron ta përdorë një lidhje si kartë loje.
Ndërkohë, disa prej banorëve mendojnë se afrimi i tij mund të jetë strategjik dhe se ai po e përdor këtë raport në funksion të lojës.


