Fun Club BB VIP – Në shtëpinë e “Big Brother VIP” duket sikur po formohet një çift i ri. Është fjala për Pajtimin, i njohur ndryshe si Dj PM me Sarah Berishën.

Që të dy janë shprehur se është shumë herët për të folur për një lidhje, por që do ia lënë kohës se çfarë do të ndodhë.

Por çfarë mendojnë familjarët e dy banorëve më të famshëm në Shqipëri? Ditën e sotme në lidhje të drejtpërdrejtë me “Fun Club BB VIP” ishte motra e Pajtimit, Majlinda, e cila tha se e mirëpret Sarah nëse PM e pëlqen atë.

“PM është komplet ai që është edhe jashtë. Sarah është një vajzë shumë e mirë dhe e brishtë. Nëse ata duan të kenë diçka, pse jo. Patjetër që do e mirëprisja.

Ku PM tha ‘do të të zgjedh ty për lojë’, nuk e ka thënë se do bëjë një lojë apo ta shfrytëzojë Sarah. Ndoshta një lojë momentale, por jo ta shfrytëzojë për lojën e BB VIP.

Të dy janë të rinj dhe janë pak a shumë në të njëjtën botë, të showbiz-it. Mund të funksionojë një lidhje mes tyre. Unë i këshilloj Sarah të mos imponohet, ta njohë Pajtimi ashtu siç është Sarah në të vërtetë. Çfarëdo që bën të lumtur Pajtimin, na bën edhe ne. E mirëpresim me kënaqësi”, tha motra e PM.

Kujtojmë se një ditë më parë motra e Sarah ishte e ftuar në emisionin “Goca dhe Gra”, ku edhe ajo tha se nëse “Sarah e pëlqen PM, ajo është dakord”. Motra e saj tha se në fakt e kishte këshilluar që të dilte e vetme nga BB VIP, por nëse ajo ndihet mirë, edhe familjarët janë dakord.