E ftuar në emisionin “Big Brother Radio” ka qenë ish-banorja e BBV, Rizarta Hoxha e cila përfundoi rrugëtimin e saj mbrëmjen e së shtunës. Ajo ka sqaruar gjithçka rreth eksperiencës së saj dhe situatave që krijoi gjatë qëndrimit të saj rreth 30 ditë në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

A ka qenë marrëdhënia e saj me Aldon në kuadër të lojës?

Jo, nuk mund të them se ishte lojë sepse nuk ishte marrëdhënie. Nëse do të kishte qenë marrëdhënie atëherë mbase do të kishte qenë për lojë. 

Ishte një afrimitet dhe ishte njohje le të themi që nuk u konkretizua kurrë në diçka por nuk ka qenë për lojë nga ana ime por nuk mendoj se ka qenë për lojë edhe nga ana e tij. 

A ka pasur Rizarta një strategji të sajën gjatë rrugëtimit në BBV?

Strategji nuk kam pasur, nuk e kam mbajtur veten për stratege. Strategji nuk kam pasur vërtetë por në një mënyrë apo një tjetër luajta edhe unë dhe u bëra pjesë e lojës.