Dwayne Johnson ka folur për marrëdhëniën e tij me të atin përpara se ky i fundit të ndërronte jetë në vitin 2020.
Ai deklaroi në rrjetet sociale për këngën që shkroi së fundmi dedikuar vajzave të tij se është e pamundur të mos kujtojë raportin me të atin.

Ndërkohë citoi se marrëdhënia mes tyre ishte shumë e ndërlikuar dhe nuk u riparua kurrë duke e cilësuar raportin baba-bir thelbësor për të dy palët. Mesazhin që përmban teksti i këngës së tij Johnson e ka lidhur me momente që në fëmijëri nuk i përjetoi kurrë nga përkujdesi i të atit.

Në një intervistë ai shprehu frikën dhe shqetësimin e tij për të mos përsëritur të njëjtat gabime si prind për fëmijët e tij. Aktori nga ana tjetër nuk la pa përmëndur edhe mësimet më të vlefshme që kishte marrë prej të atit duke shtuar se falë tij ka mësuar sesi ndryshon jeta nga puna e palodhur.