“Që prej momentit të parë që ne bëmë puthjen tonë aty brenda, unë e kam ditur që do flitem për të”. Kështu u përgjigj Xheneta Fetahu kur u pyet nëse është ‘penduar që sot njerëzit e lidhin emrin e saj me të Gjestit.
Ajo u shpreh se ndonjëherë i vjen keq sepse në “Big Brother VIP Kosova” ka luftuar shumë dhe ka humbur 15 kilogramë. Madje Xheneta shton se ka luftuar edhe për Gjestin, i ka dalë në krah sa herë ka patur të tjerët kundër.
Më pas Xheneta tregon edhe për mesazhet kërcënuese që ka marrë babai i saj në telefon dhe është shumë i shqetësuar.
Deklarata që i habiti të gjithë ishte kur po fliste për tradhtinë dhe u shpreh se ‘është ndjerë dhe e kanë tradhtuar’. Por ajo nuk përmendi asnjë emër, e për këtë arsye të gjithë po pyesin nëse e ka për Gjestin?
Pjesë nga intervista:
A je penduar që sot njerëzit e lidhin emrin tënd edhe me Gjestin?
Që prej momentit të parë që ne bëmë puthjen tonë aty brenda, unë e kam ditur që do flitem për të. Realisht më vjen ndonjëherë pak keq sepse unë aty kam luftuar, kam humbur 15 kilogramë. Ndonjëherë kam luftuar edhe për të, pa e ekzagjeruar se tani dy Big-at kanë mbaruar. Më vjen keq që disa njerëz janë aq të prapambetur saqë nuk e shikojnë atë pjesën që unë kam qenë ajo banorja që ka luftuar kundër të gjithëve e kam patur edhe partnerin tim kundër. Kur ai ka patur dikë kundër tij, unë i kam dalë në krah, edhe nëse nuk kam folur me të apo nuk kam patur raport të mirë, unë i kam dalë në krah kur kanë dashur që t’a nxjerrin në pozitë të keqe. Unë e di që kam luftuar aty e prandaj kam shkuar deri në vendin e dytë. Unë tani bëj 1 vit karrierë në showbiz e disa të tjerë kanë 5-10 vite e përdorin emrin tim dhe vijnë thjesht për t’u bërë meme, më duket se jam në kulmin tim të suksesit.
Një supozim, ti u rendite e dyta, në një pod me Gjestin kush e fiton “Big Brother”?
Patjetër që unë. Normalisht që Gjestin e kanë rritur 2-3 situata këtu në Shqipëri që iu kanë bërë padrejtësi ndaj tij, po gjërat e tjera i ka bërë edhe në Big-un e Kosovës po ne banorët nuk i kemi dhënë vëmendje. Pikërisht unë kam qenë ajo që nuk i kam dhënë kurrë. Tani ka mbaruar, ka fituar, fundi jemi njerëz.
Po familja jote, këtë stuhi mediatike që është bërë kohët e fundit, si e ka pritur?
Babi ka qenë shumë i shqetësuar, nuk e përballon momentin kur marrim shumë mesazhe kërcënuese nga familjarët e ish-banorëve të BBV ose bashkëpunues të Gjestit.
Pra ka shkuar përtej komenteve në rrjetet sociale, ka arritur deri në kërcënime?
Babi im nuk i lexon komentet aspak, vetëm kur e kanë marrë në telefon dhe e kanë kërcënuar personalisht atë. Normalisht që është shqetësuar gjithë familja ime.
Për çfarë kërcënohet?
Gjatë gjithë kohës që unë kam komentuar në “Trotuar”, ku bëj punën time, unë u përgjigjem pyetjeve që më drejtohen. Aty diskutohet një gjë që është bërë virale gjatë javës dhe njerëzit e merrnin shumë personale se pse është Xheneta te “Trotuari” dhe po flitet për Gjestin dhe po i humb pikë atij. E pastaj kalonin deri në kërcënime te familja dhe normalisht janë shqetësuar pak. Edhe unë e kam përjetuar shumë keq, bilës kohët e fundit sado dukem e fortë në ekran, ju premtoj që çdo javë flas me psikologen.
Pse vendose të bëheshe e famshme?
E kam dashur gjithmonë televizionin dhe kam disa personazhe idhull e gjithmonë i kam dashur sukseset e tyre, mesazhet e mira e të forta për vajzat. Ne jetojmë me një popull ku paragjykohen edhe meshkujt po vajzat janë shënjestër, të parat.
Do e mirëkuptoje një mashkull që vendos të të tradhtojë ty?
Jo
Ça do i bëje nëse të tradhton?
Uaa, do e shkatërroja. Edhe unë jam ndjerë e tradhtuar
Je ndjerë apo të ka ndodhur?
Edhe jam ndjerë, edhe më ka ndodhur. Është gjëja më e keqe. Të më tradhtosh mua që i ke të gjitha nga unë, është shumë gjynah i madh, mëkati më i madh. Po martohen sapo të ndahen nga unë, e kam këmbën e hairit.