Çiljeta Xhilaga ka dhënë mbrëmë një intervistë për emisionin “Goca dhe Gra”, ku ka folur për jetën e saj private.

Këngëtarja e dashur për publikun tregoi se në gishtin e martesës ka një unazë të dhuruar nga partneri i saj Alban Hoxha, me të cilin kanë 9 vite bashkë.

Gjithashtu shtoi se ka edhe një rrethin e nënës së saj, e cila ia ka dhuruar pasi ka ndërruar jetë babai i këngëtares.

E pyetur nëse ka dëshirë që të veshë fustanin e bardhë të nusërisë, Xhilaga u shpreh se e kanë menduar një gjë, por në të ardhmen.

“Të bëjmë një bebe”, tha pastaj Çiljeta.

Pjesë nga intervista:

Në gishtin e martesës shohim një unazë, ka pasur një propozim nga Albani?

Kjo me gurë është dhuratë nga Albani, ndërsa rrethin ma ka dhënë mami im. Kur ndërroi jetë babai, ma dhuroi mua dhe e mbaj si kujtim. U bëmë 9 vjet, ça propozimi.

Nuk e ke veshur kurrë fustanin e bardhë, a është në dëshirat e tua?

Në fakt e kemi menduar një gjë, por në të ardhmen. Të bëjmë një bebe