Cynthia Nixon (Miranda kuqalashja) kurorëzon në martesë lidhjen e saj me Christine Marinoni


Pas tetë vitesh lidhjeje dhe tre fejesash zyrtare, Cynthia Nixon, e njohur si Miranda kuqalashe e  “Sex and the city”, është martuar me të fejuarën e saj, Christine Marinoni. Ceremonia është zhvilluar në Nju Jork. Çifti kishte premtuar se nuk do të kishin vënë kurorë, derisa martesat brenda të njëjtit seks të ishin njohur ligjërisht në shtetin e tyre.


Kështu,  një vit pas firmosje së dekretit nga guvernatori i Nju Jorkut, Andreë Cuomo, Cynthia ka vendosur të veshë një fustan nusërie të realizuar enkas për të nga stilistja Carolina Herrera.


Çifti ka një djalë, Max Ellington, i lindur nga Marinoni shkurtin e vitit të kaluar, fal metodave të farëzimit artificial, ndërkohë që Cynthia-Miranda ka edhe dy fëmijë nga marrëdhënia e saj e mëparshme me fotografin Danny Mozes.


29 maj 2012 (gazeta-Shqip.com)