Pasi kishin qëndruar për një vit të fejuar, aktorja e mirënjohur amerikane, Anne Hathaway është martuar me Adam Shulman. Sipas burimeve pranë çiftit, ata janë lidhur në martesë gjatë kësaj fundjave, në Big Sur, Kaliforni. Nusja kishte veshur një fustan të mrekullueshëm të stilistit të mirënjohur Valentino, i cili duke qenë edhe mik i aktores, e ka stiluar fustanin posaçërisht për ditën e saj të martesës.



Sipas asaj që raporton ‘people.com’., 29-vjeçarja ka thënë ‘po’ në një ceremoni të mbajtur të fshehtë për mediat, në praninë e 100 të ftuarve. Big Sur është një vend shumë i bukur që po preferohet gjithnjë e më tepër nga yjet e Hollivudit për të celebruar dasmën e tyre. Pak kohë më parë, ishte aktorja Natalie Portman që e zhvilloi ceremoninë e saj të martesës pikërisht në të njëjtin vend, në Kaliforni.



Anne Hathaway më herët ishte shprehur se nuk kishte ndërmend të martohej përpara vitit 2013, për shkak të angazhimeve të saj të shumta kinematografike.


30 shtator 2012 (gazeta-Shqip.com)