Natalie Portman është martuar me të fejuarin e saj, Benjamin Millepied në një ceremoni tërësisht private ditën e djeshme. Fituesja e çmimit ‘Oscar’ u lidh në martesë me babanë e fëmijës së saj në një ceremoni të fshehtë dhe me praninë vetëm të miqve më të afërt, në brigjet kaliforniane të  Big Sur.


Big Sur, në fakt, është kthyer në një vend shumë të preferuar nga personazhet VIP për të celebruar ditën më të rëndësishme të jetës së tyre dhe sipas burimeve pranë aktores Portman, ky është një nga vendet më të preferuara të saj, të cilin e frekuenton shpesh, sa herë që kërkon të shkëputet nga rutina e LA.


Në ceremoni ishin ftuar vetëm 60 persona, ndërsa çifti u kujdes që çdo detaj i dasmës së tyre të mbetej i fshehtë dhe i panjohur për median.


Natalie, 31 vjeç, u njoh me Benjamin, 35 vjeç në vitin 2009, gjatë xhirimit të filmit të tyre ‘Black Swan’ dhe një vit më vonë u fejuan.


Në vitin 2011 erdhi në jetë djali i tyre, Aleph dhe thashethemet për një martesë të mundshme mes dy aktorëve qarkullonin prej  një viti.


5 gusht 2012 (gazeta-Shqip.com)